Flash News

KRYESORE

"Tigri" nuk largohet nga Reali, madrilenët rinovim me kushte fantastike

"Tigri" nuk largohet nga Reali, madrilenët rinovim me kushte

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema, do të rinovojë me skuadrën madrilene. Drejtuesit janë të bindur për 31-vjeçarin dhe duan t'i ofrojnë një kontratë të re. Francezi po mban peshën kryesore në sulmin e madrilenëve dhe po paraqitet mjaft mirë.

Drejtuesit duan t'i ofrojnë një rinovim deri në vitin 2022 me një rrogë prej 11 milionë eurosh. Benzema ka shënuar 6 gola në shtatë ndeshjet e para të kampionatit, ndërsa sezonin e kaluar e mbylli me 21 gola në 36 sfida.

"Tigri i madrilenëve" ka fituar më shumë hapësirë që pas largimit të Cristiano Ronaldos. Ai është më afër portës dhe e dërgon më shpesh topin në rrjetë. Lajmin e bërë të ditur "El Chiringuito", një medie shumë e afërt me madrilenët.

https://twitter.com/elchiringuitotv/status/1181355186716983296?s=20

Të fundit