Flash News

KRYESORE

“Tik-tak Damian”, deputeti i PD paralajmëron ministrin e Ramës: Merr masa, ke dhe ti dosjet e tua

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka i është përgjigjur ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, ndërsa ky i fundit replikoi me deklaratat e kreut të PD, Lulzim Basha.

Paloka e paralajmëron ministrin e Ramës se ka edhe ai dosjet e tij të dokumentuara prej muajsh për lidhjet me drogën dhe krimin.

“Damian Gjiknuri, ke dhe ti dosjet e tua prej muajsh për lidhjet e tua me drogën dhe krimin e organizuar. Gjithçka është e dokumentuar, ta dish se nuk të shpëtojnë dot për shumë gjatë Rama-Marku-Xhafa-Prela. Merr masa mos të vjedhin edhe shtëpinë e tezes ose ndokujt tjetër. Tik tak tik tak Damian...”, shkruan Paloka në facebook.

Më herët, Gjiknuri iu përgjigj akuzave të Bashës, se ai është përgjegjës për rastet e shtuara të vdekjes së minatorëve në minierat e Bulqizës.

“Regjizori i Babales ju rikthye sot politikës së korbave duke përdorur politikisht fatkeqësitë njerëzore dhe aksidentet në punë gjatë aktivitetit minerar. Luli e di shumë mirë se ajo çka vazhdojmë ta paguajmë sot është fatura e “babale partisë” së tij dhe qeverisë në të cilën ishte pjesë, që parcelizuan në mënyrë kriminale çdo vendburim minerar duke u bërë shkak për rritjen e aksidenteve. Në betejën tonë për zhbërjen e këtij parcelizimi kemi revokuar mbi 150 leje por jemi përballur e vazhdojmë të përballemi çdo ditë pa u ndalur me gjykatat e ndryshkura nga korrupsioni. Regjizori i Babalës mbron gjykatat e korruptuara dhe këto të fundit mbrojnë e mbajnë në fuqi leje e licenca të firmosura nga skenaristi i Babales në të cilat ndodhin edhe aksidente me humbje jetësh njerëzore. Një arsye më shumë për të mbështetur fuqimisht reformimin e sistemit të drejtësisë duke i vënë fre dhe spektaklit politik të Lulit në kërkim të kauzave të rradhës”, shkroi Gjiknuri më herët në facebook.

 

Të fundit