Flash News

KRYESORE

TikTok bie nga froni, kush është aplikacioni i ri me mbi 94 milionë klikime

TikTok bie nga froni, kush është aplikacioni i ri me mbi 94

TikTok u shpall para pak muajsh si aplikacioni më i shkarkuar i iPhone. Ky aplikacion u zgjerua sidomos gjatë pandemisë së koronavirusit, duke u bërë një nga “burimet” e argëtimit për shumë njerëz.

Por, sipas të dhënave të kompanisë analitike Sensor Tower, në periudhën nga 1 prilli deri më 30 maj, vendi i aplikacionit më të njohur u fitua nga Zoom, një aplikacion video-konferencash.

Zoom është shkarkuar 94 milionë herë, ndërsa TikTok ka 71 milionë shkarkime.

Analistët tregojnë se ky sukses është i jashtëzakonshëm sepse është e rrallë që aplikacione të tilla “serioze” të tejkalojnë më shumë se 50 milionë shkarkime.

Zakonisht, numra të tillë mbresëlënës rezervohen për video-lojëra ose rrjete sociale.

Nëse shkarkimet nga të dy dyqanet App Store dhe Google Play Store janë të kombinuara, atëherë shohim që Zoom, TikTok dhe video loja Pokemon GO i përkasin klubit elitar të aplikacioneve që tejkaluan më shumë se 300 milionë shkarkime.

Të fundit