Flash News

KRYESORE

“Tirana, 100 vjet kryeqytet”/ Ilir Meta ‘karshillëk’ Ramës dhe Veliajt me aktivitetin paralel

“Tirana, 100 vjet kryeqytet”/ Ilir Meta

Dy aktivitete për të njëjtin qëllim, në të njëjtën orë, ishin ato të para një ore, në kuadër të aktiviteteve për 100-vjetorin e shpalljes së Tiranës kryeqytet.

Teksa në Pallatin e Brigadave zhvillohej ceremonia e organizuar nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, me praninë e kryeministrit Edi Rama, ambasadores së SHBA Yuri Kim dhe atij të BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca e shumë të ftuarve të tjerë, Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur të marrë pjesë në një aktivitet  të organizuar nga shoqata “Tirana Intellectum” në bashkëpunim me shoqatën “Bashkësia Dibrane” në Teatrin Kombëtar.

Aktivitete zhvilloheshin në të njëjtin orar, madje në momentin kur Kryeministri Rama po fliste në Pallatin e Brigadave, e ka marrë fjalën edhe Presidenti Ilir Meta në ambientet e Teatrit, vend i cili duket se është përzgjedhur jo pa qëllim, si një mesazh kundër shembjes së kësaj godine historike.

Të fundit