Flash News

KRYESORE

“Tirana 2018”, shpallen fituesit e panairit të librit

“Tirana 2018”, shpallen fituesit e panairit të librit

Juria e panairit të 21 të librit "Tirana 2018”, ka ndarë çmimet për autorët që ishin pjesë e këtij panairi. Për përzgjedhjen e çmimeve janë lexuar në total 131 vepra.

Çmimi i karrierës ka shkuar për shkrimtarin Kim Mehmetin, për romanin e tij “Pusi”, ndërsa Brajan Sukaj është vlerësuar me çmimin e krijimtarisë më të mirë të vitit me romanin “Ciklopi”.

Çmimi për përkthimin më të mirë ka shkuar për Donika Omarit për romanin “Nga ana e princeshës së vdekur”. Dy shkrimtaret, Iva Nikolli dhe Flogerta Krypi, janë vlerësuar me çmimin inkurajues për veprat “Vetëm për ty” dhe “Gjithçka rreth asgjësë”.

Poeti Zef Skiro Di Maxho sakaq ka fituar çmimin special për “Poema Arbëreshe” ndërsa çmimin për shqipërim të veprës e ka fituar Ilia Lëngu, për përkthimin nga frëngjishtja të veprës frënge “Të drejtët” nga Albert Camy.

Të fundit