Flash News

KRYESORE

Tirana apo Vllaznia? Salihi dëshiron të fitojnë të dyja

Tirana apo Vllaznia? Salihi dëshiron të fitojnë të dyja

Hamdi Salihi aktualisht është ndihmës i trajnerit Edy Reja në kombëtaren shqiptare, por sot është pushim, sepse ka vendosur të ndjekë ndeshjen e dy ish-skuadrave të tij, Vllaznia dhe Tirana.

"Këta janë ndeshje për të cilat luhet kampionati. Mendoj se është gjithmonë e bukur për t’u parë. Këto vitet e fundit e kam parë me kënaqësi, por vitet e fundit sikur është zbehur pak beteja tipike e tyre. Kësaj here Tirana do titullin. Nuk e pres me entuziazmin e atyre viteve”, është shprehur shkodrani.

Për kë bën tifo Salihi? “Të fitojnë të dyja nuk bëhet dot, edhe pse do doja. Le të fitojë kujt i duhet më shumë. Edhe Tirana, edhe Vllaznia, janë në rrugë të duhur. I kam njëlloj të dyja ekipet. E shoh ndeshjen si shkodran dhe normalisht që jam me Vllazninë”.

Të fundit