Flash News

KRYESORE

Tirana dhe Durrësi në “shtet-rrethim”, Rama sqaron si do të procedohet me punonjësit e medias

Tirana dhe Durrësi në “shtet-rrethim”, Rama sqaron si do

Nga nesër në 06.00 të mëngjesit nuk do lejohet jo vetëm qarkullimi i autobusëve, por edhe i automjeteve private, sidomos në Tiranë dhe Durrës, si masë përshkallëzuese për parandalimin e përhapjes së virusit të ri.

Ndërkohë, në një njoftim të dytë, Rama ka bërë një sqarim se si do të procedohet me punonjësit e medias, për Tiranën dhe Durrësin.

“Për të kryer shërbimet e tyre informative gjatë “shtet-rrethimit” të fundjavës brenda perimetrit tr-dr mediat televizive duhet të akreditojnë automjetet e trupave të tyre, pranë drejtorisë së përgjithshme të policisë së shtetit në tiranë. Ndjesë 1000 herë po kjo luftë nuk fitohet ndryshe”, sqaron Rama.

Sipas Ramës, e njëjta procedurë do të vlejë edhe për sipërmarrjet që kryejnë shërbime transporti mallrash apo shërbime furnizimi me mallra ushqimore apo farmaceutike në perimetrin Tr-Dr.

“Duhet të akreditojnë automjetet e transportit të punonjësve të tyre, si edhe vetë punonjësit, emër për emër, në drejtorinë e përgjithshme të policisë së shtetit”, shkruan Rama.

https://politiko.al/te-tjera-masa-drastike-kunder-covid-19-rama-ndalohet-qarkullimi-i-mjeteve-private-deri-te-dielen/

Të fundit