Flash News

KRYESORE

Tirana do tolerojë ndaj Skënderbeut? Trajneri Mema: Opinionet janë të shumëllojshme, shyqyr që po hiqen llotot

Tirana do tolerojë ndaj Skënderbeut? Trajneri Mema: Opinionet

Tirana do të luajë të shtunën ndeshjen e javës së 14-të ndaj Skënderbeut ne 'Selman Stermasi'. Megjithatë, në rrjetet sociale tifozët aludojnë se bardheblutë mund të tolerojnë.

Pyetur nga gazetarët në konferencën për shtyp, trajneri Ardian Mema ka hedhur poshtë këto dyshime, duke shtuar se opinionet e tifozëve janë të shumëllojshme.

“Unë jam trajner dhe kjo është gjëja e fundit që mendoj. Opinionet janë të shumëllojshme dhe shyqyr që po hiqen llotot. Mund të thuhet se e shiti edhe Barcelona e Reali por duhet të jenë të faktuara. Ndodh të pësosh 2 gola në 3 minuta, pasi erdhën me goditje standarde. Mendoj se edhe ne jemi mësuar që ndeshja dërrmuese ka qenë jashtë dhe kemi luajtur me pak tifoza”, thekson Mema.

Tirana renditet në vendin e tetë me 10 pikë, larg objektivave te fillim-sezonit.

Të fundit