Flash News

KRYESORE

Tirana e blinduar me policë, protesta e përplasje me deputetët e opozitës, Rama në kafe me 3 politikanë të njohur  

Tirana e blinduar me policë, protesta e përplasje me deputetët e

Ndërsa në bulevardin “Bajram Curri” kanë zbarkuar qindra forca policie dhe qytetarë të shumtë po protestojnë në mbështetje të 23 të arrestuarve në protestën e Rrugës së Kombit.

Që para nisjes së seancës, brenda ambienteve të Gjykatës së Tiranës pati tensione dhe konfrontime fizike mes deputetëve të opozitës dhe policisë, pasi këta të fundit nuk kanë lejuar të hyjnë në sallën e gjyqit. Madje, deputeti Edmond Spaho mbeti i lënduar, kryesisht në pjesën e fytyrës.

Megjithatë, deri tani ka patur asnjë reagim nga kryeministri Edi Rama, por një foto e tij, e shkrepur ditën e sotme po qarkullon së fundmi në rrjetet sociale.

Ai shfaqet në një lokal të Tiranës i shoqëruar nga deputeti Taulant Balla, si dhe dy deputetin e Kosovës, Albin Kurti dhe kreun e partisë “Nisma për Kosovën”, Fatmir Limaj.

Po ashtu, në tavolinën e tyre është ulur edhe një person i katërt, por ende nuk është identifikuar se cili është.

 

Të fundit