Flash News

KRYESORE

"Tirana e kthyer në lavatriçe të pastrimit të parave", ish-deputeti këshillë Veliajt: Fiku e ka hijen e rëndë, po u rrëzove s'ka jaki që t'bo dermon

"Tirana e kthyer në lavatriçe të pastrimit të

“Mashtrimi ka zënë shtresa betoni”, kështu  shprehet ish-deputeti, Endri Hasa, ndërsa akuzon kryebashkiakun Veliaj se e ka kthyer Tiranën në lavatriçe të pastrimit të parave, përmes dhënies së lejeve të ndërtimit.

Ndërsa publikon një video në rrjetet sociale, Hasa i kujton Veliajt një premtim të herëshëm ku thoshte: “Dua të mbahem mend si një njeri që ka ndërtuar më shumë parqe sesa pallate”.

Sipas Hasës, Veliaj është një mashtrues. Po ashtu, ish deputeti nuk nguron t’i jap një këshillë kryebashkiakut, teksa shprehet: “Mos harro, se fiku e ka hijen e rëndë, po u rrëzove s'ka jaki që t'bo dermon.”

Në një raport të publikuar nga Global Initiative pak ditë më parë për vitet 2017-2018-2019, thuhej se në sektorin e ndërtimit janë pastruar 1.6 miliardë euro vetëm në kryeqytet.

 “Kur mashtrimi ka zënë shtresa si ato të betonit që po mbyt Tiranën, është pak e vështirë të mbetesh në histori si kopshtar.

Por mos harro, se fiku e ka hijen e rëndë, po u rrëzove s'ka jaki që t'bo dermon.

Edhe siç thonë Tironist, shnet edhe hec konit!”, shkruan Hasa.

Të fundit