Flash News

KRYESORE

Tirana Film Festival, në edicionin e 15-të, hapet të premten me 'Elvis walks home'

Tirana Film Festival, në edicionin e 15-të, hapet të premten me

Edicioni i 15të i Tirana International Film Festival – TIFF 2017, do të mbahet në sallat e kinemave Imperial (ish-kinema Agimi), Teatri i Kukullave dhe TULLA Culture Center nga data 3-11 nëntor, thuhet në një njoftim për shtyp të organizatorëve. Motoja e këtij edicioni të 15-të është: Picture your Life - Create the Future.

TIFF, vazhdon noftimi, është eventi më i rëndësishëm kinematografik që zhvillohet në Shqipëri. TIFF vazhdon të mbetet një festival indipendent, që ka për qëllim të zbulojë e promovojë atë kinematografi europiane e botërore, që për fat të keq mbetet jashtë rrjetit komercial të distribucionit. TIFF ka marrë 1,511 aplikime nga 113 vende  të botës dhe 254 filma të  përzgjedhur. Pothuajse të gjithë filmat që do të shfaqen në TIFF 2017 janë premiera kombëtare e disa prej tyre edhe premiera rajonale, europiane e botërore.

Ceremonia e Hapjes e edicionit të 15-të TIFF 2017 do të mbahet të premten, datë 3 nëntor ora 18:00 në ambientet e kinema Millennium dhe do të vazhdojë me premierën europiane të filmit Elvis Walks Home nga Fatmir Koçi. 

 

Të fundit