Flash News

KRYESORE

Tirana fiton edhe superkupën, mposht Kukësin me rezultatin e ngushtë 1-0

Tirana fiton edhe superkupën, mposht Kukësin me rezultatin e

Tirana di të fitojë më shumë si ekip i kategorisë inferiore, se sa si ekip i Superiores! Skuadra bardheblu sot fitoi 1-0 në finalen e Superkupës së Shqipërisë me Kukësin. Golin për kryeqytetasit e shënoi Hoxhallari me goditje nga jashtë zone. Trajektorja e sferës ishte perfekte dhe kuksianët u shokuan, sepse golin e pësuan pak minuta nga fundi i takimit.

Ky është trofeu i dytë i fituar nga Tirana, që pas rrëzimit nga Superiorja. Bardheblutë në qershor fituan Kupën e Shqipërisë duke mposhtur Skënderbeun.

 

Të fundit