Flash News

KRYESORE

Tirana i përgjigjet Teutës: Racistë, Etika të marrë në shqyrtim fjalët e tyre

Tirana i përgjigjet Teutës: Racistë, Etika të marrë

Teuta doli me një reagim zyrtar kundër ekipit të Tiranës. Skuadra durrsake ka folur në lidhje me sulmuesin Micheal Ngoo duke e etiketuar "lojtari me ngjyrë" (Lexo këtu).

Bardheblutë nuk e kanë mirëpritur një reagim të tillë dhe kanë kundërshtuar hapur klubin bregdetar. Ata ftojnë Komisionin e Etikës që të vihet në lëvizje dhe të monitorojë fjalët e thëna.

"Respekt për kundërshtarin brenda dhe jashtë fushe. Kjo është përgjigja e vetme për deklaratën raciste dhe aspak etike të Klubit të Futbollit Teuta. Ftojmë Komisionin e Etikes të marrë në shqyrtim çdo fjalë të shkruar dhe thënë në drejtim të Michael Ngoo.

Një shkresë zyrtare me kërkese do ta përcjellim pranë Federatës Shqiptare të Futbollit. Ne jemi Tirona, më shumë se një klub futbolli”, shkruhet në reagimin e bardhebluve.

Të fundit