Flash News

KRYESORE

Tirana i pyet për ndeshje, Fanaticsat me përgjigje të prerë

Tirana i pyet për ndeshje, Fanaticsat me përgjigje të prerë

Tirana hapi një sondazh për të pyetur në lidhje me stadiumin se ku do të luhet ndeshja ndaj Teutës. Klubi ishte i dyzuar të luante në Air Albania ose në Selman Stërmasi.

Tifozët mendojnë se duhet të luhet në shtëpinë e tyre në Selman Stërmasi, pasi nuk e konsiderojnë veten qiraxhinj. Tifo-grupi "Tirona Fanatics" ka dalë me reagim në faqen e tyre të Facebook.

"Shtëpia jonë është Selmon Stermosi… Ne nuk jemi qiraxhinj, e as nuk kemi nevojë të luajmë 1 javë këtu e 1 jave atje… Përveç “derbit” që kalon kapacitetin e stadiumit tonë, të gjitha ndeshjet e tjera janë mëse të përshtatshme të luhen në SS, debatet e tjera janë mesë të kota!”, shkruajnë ata.

Të fundit