Flash News

KRYESORE

Tirana i vendos Maqedonisë kushtin e ri për NATO-n, Bushati: Të zbatohet që të avanconi në prespektivën euro-atlantike

Tirana i vendos Maqedonisë kushtin e ri për NATO-n, Bushati: Të

Ndonëse marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Maqedonisë po njohin një ‘moment të lumtur’, autoritetet në Tiranë nuk duket se u besojnë shumë kolegëve në Shkup.

Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati ka pritur në një takim ministrin Përgjegjës për Investimet e Huaja të Maqedonisë, Ramiz Merko, i cili është ministri i tretë që viziton Tiranën brenda pak javësh.

Gjatë takimit, Bushati ka nxjerrë si kusht të Shqipërisë për Maqedoninë përshpejtimin e procedurave për miratimin e ligjit të gjuhës shqipe, nëse dëshiron mbështetjen për anëtarësimin në NATO.

“Dy ministrat theksuan njëkohësisht se përshpejtimi i Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve dhe i të gjitha hapave të tjerë ligjorë brenda Planit 3-6-9 për forcimin e kohezionit social dhe arritjen e barazisë ndëretnike janë parakusht për avancimin e perspektivës euro-atlantike të Maqedonisë”, thuhet në njoftimin e MPJ-së shqiptare.

Partitë shqiptare në Maqedoni pranuan të formonin qeverinë me Zoran Zaevin me kushtin që shqipja të bëhet gjuhë zyrtare në të gjithë vendin. Por tashmë që qeveria është krijuar, procedurat kanë ngecur. Gjithsesi, Zaev ka premtuar se ligji do të formulohet brenda 100 ditëve të para të qeverisë dhe më pas do të dërgohet për mendim në Komisionin e Venecias.

Shkupi është gjithashtu pranë arritjes së një marrëveshje për emrin me Greqinë, por nëse nuk miratohet ligji për gjuhën, atëherë rrezikon një tjetër veto nga fqinji perëndimor.

Kjo është hera e dytë brenda pak vitesh që Tirana flet për kushte ndaj Maqedonisë pas ngjarjes në Kumanovë, kur Bushati kërkoi fuqishëm zbatimin e ‘Marrëveshjes së Ohrit’, marrëveshje që tashmë është zëvendësuar nga Platforma e partive shqiptare.

Rusët përfshijnë Shqipërinë në konfliktin e emrit të Maqedonisë, por këto dy propozime nuk janë të Edi Ramës

Të fundit