Flash News

KRYESORE

Tirana kërkon hyrjen e ‘Qatar Airways’ në tregun shqiptar të fluturimeve

Tirana kërkon hyrjen e ‘Qatar Airways’ në tregun shqiptar

Kryeparlamentari Gramoz Ruçi ndodhet për një vizitë zyrtare në Katar, ku është takuar me homologun Ahmad bin Ambudulla bin Zaid al-Mahmoud.

Gjatë takimit, Ruçi ka kërkuar hyrjen e ‘Qatar Airways’  për fluturime direkte Doha-Tiranë. Kjo kompani është ndër më të mëdhajat në botë, ndërkohë vitet e fundit është përballur me probleme që vijnë për shkak të bllokadës së vendosur nga disa shtete të tjera arabe.

“Me interes për Shqipërinë do të ishte rritja e bashkëpunimit ekonomik dhe shtimi  i investimeve nga Katari në projektet strategjike për vendin.Midis tyre, dëshiroj te nenvizoj aktivizimin e marrëveshjeve ekonomike e tregëtare të nënshkruara dhe përshpejtimin e atyre që janë në proçes, përshpejtimin e veprimeve të qeverise së Katarit për lehtësimin dhe heqjen e vizave për shqiptarët, bashkëpunimin në fushën e transporit ajror dhe  hyrjen e Qatar Airways  për fluturime direkte Doha-Tiranë”, është shprehur Ruçi.

Ndërsa homologu i tij vuri në dukje se Shteti i Katarit është mjaft i interesuar dhe i vendosur të zgjerojë dhe forcojë bashkëpunimin me Shqipërinë, si një vend mik. “Unë do të nxis qeverinë  dhe kompanitë katareze të shqyrtojnë me kujdes propozimet e palës shqiptare dhe tu përgjigjen atyre me nisma konkrete bashkëpunimi”,- nënvizoi kryeparlamentari al-Mahmoud.

Të fundit