Flash News

KRYESORE

Tirana kryeqyteti i pestë më i shtrenjtë në Europë, deputeti rendit arsyet

Sipas portalit Numbeo, Tirana renditet i pesti në Europë, nga 31 kryeqytete, për sa i përket përballimit të blerjes së një apartamenti në gjashtë mujorin e parë të 2018-s. Sipas një llogarie, në raport me të ardhurat, sot është më e lirë të blesh një shtëpi në Amsterdam, Berlin, Stokholm, Bruksel, Athinë, sesa në Tiranë.

Pas këtij lajmi ka reaguar deputeti i LSI-së Përparim Spahiu. Në një reagim në Facebook, ai shprehet se nuk është habi të kemi këtë rezultat, ndërsa rendit dhe disa arsye.

Asnjë habi për lajmin e sotëm që Tirana rënditet si kryeqyteti i pestë më i shtrenjtë në Evropë.

Madje unë shumë shpejt pres që Tirana ta kryesojë këtë renditje.

S'ka si të ndodhi ndryshe kur përpara pak ditëtësh u ndaluan dy makina plot me euro.

S'ka si të ndodhi ndryshe kur droga dhe të ardhurat prej saj janë kthyer si model i zhvillimit ekonomik në vend.

S'ka si të ndodhi ndryshe kur Parlamenti dhe Qeveria zgjidhen, apo emërohen më mirë, nga zgjedhje të blera nga droga”, shkruan Spahiu.

Të fundit