Flash News

KRYESORE

Tirana me ndryshime në stafin teknik, Egbo me krah të djathtë

Tirana me ndryshime në stafin teknik, Egbo me krah të djathtë

Skuadra e Tiranës aktualisht është në Turqi dhe po përgatitet për të qenë gati për pjesën e dytë të kampionatit. Me ekipin nuk kanë udhëtuar Dorian Kërçiku dhe Eni Imami, të cilët e kanë mbyllur bashkëpunimin me kryeqytetasit.

Në ekip ka mbetur edhe sulmuesi Ismael Dunga, i cili pas operimit në gju vijon me fazën e riaftësimit dhe pritet të rikthehet në fushë pas një muaji.

Vlen për t'u theksuar një risi në stafin teknik të bardhebluve. Erjon Xhafa, i cili u bë pjesë e stafit të Ardian Memës, është rikthyer sërish te Tirana. Ai do të jetë krahu i djathtë i Emanuel Egbo, ndërkohë që edhe përgatitësi atletik Kosta Janis mbetet pjesë e stafit.

Të fundit