Flash News

KRYESORE

Tirana me probleme, sulmuesi humbet vitin / Operimi i pashmangshëm

Trajneri i Tiranës, Julian Ahmataj, është i shqetësuar nga gjendja e sulmuesit Ismael Dunga. Shtatlarti u dëmtua dhe duket se gjendja e tij nuk është aq e lehtë sa u mendua.

Keniani ka një problem serioz dhe duket se operimi është i pashmangshëm. Ai mund të humbasë vitin, ndërsa sezonin nuk vihet në rrezik. Mungesa e tij pritet të jetë rreth 1 muaj.

Sulmuesi nuk ka qenë titullar absolut te bardheblutë, por pjesë e rëndësishme e grupit. Lojtari pritet të jetë në dispozicion në verë së bashku me Andi Lilën.

Kryeqytetasit po punojnë për sfidën e radhës kundër Kukësit. Takim ky që do të luhet të shtunën e ardhshme, prej orës 16:30, në stadiumin "Selman Stërmasi".

Të fundit