Flash News

KRYESORE

Tirana ndërlikon situatën, Matteo Salvini vijon përplasjen me Brukselin: Doni apo nuk doni ju, afrikanët do i dërgojmë në Shqipëri

Tirana ndërlikon situatën, Matteo Salvini vijon përplasjen me

Vetofrimi i qeverisë shqiptare për të pranuar 20 shtetas të Eritreas që kanë mbërritur në Itali nëpërmjet Mesdheut, ka ndërlikuar dhe ka thelluar përplasjen e qeverisë italiane me Brukselin.

Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini ka refuzuar çdo kritikë të institucioneve evropiane të cilat e kanë paralajmëruar për planin për të strehuar në vendit tonë një pjesë të këtyre emigrantëve.

Duke folur në një aktivitet në Padova, Salvini theksoi se eritreasit do të dërgohen në Shqipëri, do apo nuk do Bashkimi Evropian.

“Gjatë 20 viteve të fundit ne jemi mësuar me faktin se emigrantëve që mbërrinin në Itali nga Shqipëria. Për herë të parë, pas 20 vitesh, ne kemi arritur të dërgojmë disa emigrantë nga Italia në Shqipëri. Por Europës nuk po i pëlqen kjo. Europa ka thënë jo. Në teori, këtë njerëz po i largohen luftërave, por kur vijnë këtu ata duan të zgjedhin hotelin ku duan të qëndrojnë. Nëse Shqipëria dëshiron t’i mirëpresë, ne do i dërgojmë në Shqipëri, për ndalese të plotë. Nëse Brukseli është dakord me këtë, ne do e realizojmë. Nëse Brukseli nuk bie dakord, ne do e realizojmë gjithsesi”, deklaroi ministri i Brendshëm italian.

Bashkimi Evropian ka paralajmëruar Italinë për ligjet në fuqi mbi emigrantët, të cilët nuk mund të dërgohen në një shtet tjetër kundër vullnetit të tyre. Është e kuptueshme se eritreasit që kanë mbërritur në këtë shtet të BE-së për një jetë më të mirë, do e kundërshtojnë në masë strehimin në vendin tonë.

Shqipëria është shteti më i varfër në Evropë dhe që ka numrin më të lartë të azilkërkuesve në Bashkimin Evropian, pas sirianëve që largohen nga lufta.

Të fundit