Flash News

KRYESORE

Tirana ndryshon fytyrë, Batha dhe Torassa i japin fitoren me Flamurtarin

Tirana ndryshon fytyrë, Batha dhe Torassa i japin fitoren me Flamurtarin

Derbi nuk ishte rastësi. Tirana po ringjallet. Bardheblutë sot fituan 2-0 kundër Flamurtarit në "Selman Stërmasi" dhe kjo ishte fitorja e dytë radhazi e trajnerit Emanuel Egbo.

Ndeshja ishte e vakët. Dukej sikur Tirana ishte mjaftuar duke lënë të gjitha energjitë kundër Partizanit. Kjo u reflektua në fushë, me të dyja skuadrat pa ndonjë dëshirë për të prodhuar futboll cilësor. Pjesa e parë u mbyll në thatësirë golash dhe aksionesh sulmuese.

45 minutat e dyta ishin më të mira nga bardheblutë, të cilët shfrytëzuan faktin se ky është Flamurtari më i dobët i viteve të fundit dhe krejt gati për të rënë nga kategoria me problemet që ka.

Batha zhbllokoi rezultatin në minutën e 65' dhe pas tij shënoi argjentinasi Torassa. Me këtë rezultat, Tirana arrin vendin e tretë me 25 pikë, po aq sa kanë edhe tri skuadra të tjera, Partizani, Teuta dhe Laçi.

Të fundit