Flash News

KRYESORE

Tirana në gjendje karantine/ Si në situatë lufte, ushtria në rrugë, thirrje me megafon

Tirana në gjendje karantine/ Si në situatë lufte, ushtria në

Thuajse kurrë nuk kemi parë Tiranën në gjendjen që është sot. Duhet të kthehemi shumë dekada pas për të kujtuar një situatë të tillë në kryeqytet. Rrugëve të ‘vdekura’sheh vetëm policë dhe ushtarë...dhe një megafon.

Prej tij dëgjohet një burrë që flet gjatë gjithë kohës. “Të dashur qytetarë evitoni vendet me shumë njerëz dhe lani duart sa më shpesh. Në rast nevoje, telefononi në numrin 127. Faleminderit! Dhe lani duart sa më shpesh”.

Pas daljes së ushtrisë në rrugë edhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneralbrigade Bardhyl Kollçaku dha mesazhin e tij duke deklaruar se detyrat e FA janë në mbështetje të Policisë së Shtetit për të kontrolluar apo sensibilizuar qytetarët, kryesisht ata që kanë udhëtuar në Itali e Greqi.

“Detyrat e FA-ve në këto moment janë që të jenë në mbështetje të policisë së shtetit për të kontrolluar, sensibilizuar qytetarët, kryesisht ata që kanë udhëtuar në Itali e Greqi për t’i detyruar të vetëkarantinohen. Do të vazhdojnë për aq kohë sa është e nevojshme. Planet tona janë fleksibël. Aktualisht shtrihen dhe në qytete të tjera të Shqipërisë, ka një plan të detajuar”, deklaroi Kollçaku.

Të fundit