Flash News

KRYESORE

Tirana në sheshin Skënderbej natën e ndërrimit të viteve, si do të pritet ora 00:00 në kryeqytet

Festimi i natës së ndërrimit të viteve në sheshin ‘Skënderbej’ është kthyer në traditë për Tiranën. ‘Fshati i Festave’ është një ambient fantastik, që mirëpret prej disa ditësh prindër dhe fëmijë, të rinj, për të kaluar kohë festive në shtëpizat e vogla, ku mund të konsumojnë diçka të ngrohtë, apo të argëtohen në lodrat e vendosura aty.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Në një prononcim për Politiko, Renato Kalemi, këshilltar për mediat i kryebashkiakut Veliaj zbuloi surprizat që bashkia ka rezervuar për qytetarët në këtë natë.

E nisim në orën 23.00 me këngëtaret e mirënjohura shqiptare Eneda Tarifa, Mariza Ikonomi dhe Elhaida Dani, për të vijuar me numërimin mbrapsht kur akrepat e orës të trokasin sekondat e fundit të vitit 2019 dhe për të pritur me një spektakël të jashtëzakonshëm fishekzjarresh 2020.

Fishekzjarret janë surpriza e Bashkisë së Tiranës për këtë vit. Ndaj, nuk duhet humbur pa e parë nga afër në shesh. Duhet patjeter të vini!”, tha për Politiko, Renato Kalemi.

Edhe vitin e ri 2019, e parapriu një koncert në Sheshin Skënderbej. Në këtë koncert kënduan këngëtarët Flori Mumajesi, Evi Reçi, Ardit Çuni, Alban Nimani, West Side Family, Eneda Tarifa, Eranda Libohova dhe të tjerë artistë të njohur të skenës dhe ekranit.

2019 ishte viti i parë që që shqiptarët e festuan ndërrimin e viteve pa fishekzjarre dhe kapsolla, përveç atyre të hedhura në shesh nga bashkia.

Të fundit