Flash News

KRYESORE

Tirana nuk humbet kohë, bën përforcimin e dytë në merkato; Ardit Toli 'firmos' për vendin e Albi Dokës

Duket se fitorja e titullit kampion, ua ka shtuar zellin për drejtuesve të KF Tirana, ndërsa ditën e sotme ky klub ka zyrtarizuar edhe afrimin e dytë në merkaton e verës.

Pas sulmuesit Albion Avdijaj, tashmë pjesë e bardhebluve do të jetë edhe Ardit Toli, si mbrojtës  i djathtë, i cili pritet të zërë vendin e Albi Dokës që do të largohet nga kampionët.  Lajmin për afrimin e Tolit e ka bërë me dije vetë klubi i kryeqytetasve përmes një postimi në faqen zyrtare.

23-vjeçari deri më tani ka luajtur vetëm në Greqi dhe ka qenë edhe kapiten i Kombëtares U-21.

"Ardit Toli vishet bardheblu! Klubi I Futbollit Tirana njofton afrimin e lojtarit Ardit Toli. Mbrojtësi i djathtë ka arritur dakordësinë dhe pas kryerjes së gjithë analizave të nevojshme është tashmë pjesë e bardhebluve për sezonin e ri.Menjëherë pas nënshkrimit të kontratës, 23 vjecari pritet të vihet nën urdhërat e trajnerit Egbo për t’u stërvitur bashkë me skuadrën. I urojmë suksese me fanellën e re", thuhet në njoftimin e klubit të Tiranës.

Të fundit