Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Tirana nuk mban më, ekspertët: Çdo biznes i radhës mund të jetë një gabim
Samir Mane, CEO i grupit më të madh në vend, Balfin, njihet si pionier i qendrave tregtare në vend. Kur u hap Qendra Tregtare Univers (QTU) në vitin 2005, ky model i tregtimit me pakicë ishte i panjohur për shumëkënd, që nuk e kishte parë, sa të përhapura ishin ato në vendet e zhvilluara. 12 vjet më pas, gjithçka ka ndryshuar me ritme të shpejta.
Sipërfaqja e qendrave tregtare vetëm në zonën e Tiranës ka arritur në 203 mijë m2, sipas Colliers International, një agjenci ndërkombëtare real estate, për një popullsi prej 860 mijë banorësh. Me një mesatare prej 235 m2 për 1000 banorë, Shqipëria ia kalon edhe vendeve perëndimore, si Italia, Gjermania, Franca, Spanja.
Sot, Mane është i prerë kur thotë se nuk ka më tepër hapësirë për qendra të tjera. Totali për volumin e shitjeve për qendrat tregtare vlerësohet 300 milionë euro në vit. “Nëse hapet një tjetër, fuqia blerëse po aq është dhe rreziku qëndron që rritja e numrit të tyre të sjellë mbingarkim”. Orientimin drejt qendrave të reja, Mane e quan gabim të investitorëve “Unë po të isha nuk do të investoja, të paktën për disa vite”. Ai pohon se do të ketë nevojë, por ecuria e qendrave është paralel me informalitetin. Me uljen e informalitetit, mund të ketë rritje të qendrave.
CEO i Balfin, megjithatë, nuk është i shqetësuar për ecurinë e qendrave të tij, QTU dhe TEG. QTU e ka nxjerrë tashmë investimin dhe sipas të dhënave të bilancit është një nga subjektet më fitimprurëse në vend, me fitime 2.7 milionë euro në 2016-n, me një normë të lartë prej 70% (fitim/ardhura). Edhe TEG, në 2016-n ishte në vitin e dytë të fitimeve, me një normë që arriti në 35%. Të dy qendrat e grupit kanë shënjestruar kryesisht shtesën e ulët e të mesme.
Por, për të tjerët nuk duket të jetë aq e lehtë. City Park, i hapur në vitin 2009, me një ndërtim luksoz dhe që synonte tregun e mesëm, është tashmë në listën e kompanive të falimentuara te Tatimet. Mega Outlet, (ish-Casa Italia), e vendosur në hyrje të kryeqytetit, ka të ardhura minimale nga qiratë prej 500 mijë eurosh dhe fitime prej 42 mijë euro (normë 7.6%).
Më e mirë ka qenë ecuria e Tirana Ring Center, e pozicionuar në zonën e Zogut të Zi, që ka parë një rritje të fortë të të ardhurave në 2016-n.
Vendndodhja ka favorizuar edhe Toptani Shopping Center, më e reja në Tiranë, megjithëse do të duhet të pritet edhe pak për të parë ecurinë. E hapur vetëm pak muaj më parë në qendër të kryeqytetit, drejtuesit e saj i kanë bërë llogaritë e veta në lidhje me tregun.
Vrulli i qendrave të reja nuk ka të ndalur
Qendrat tregtare pritet shumë shpejt të “konkurrojnë” edhe kioskat, teksa sipërfaqja e tyre parashikohet të rritet me shpejtësi.
Nga një informacion i përgjithshëm i dhënë për projektet që do t’i shtohen Tiranës, Colliers International pohon se shumë prej tyre (Downtown Tirana, zgjerimi i hotel Tirana International, Eyes of Tirana, stadiumi i ri Qemal Stafa – Arena Kombëtare, etj.) kanë komponentë tregtarë, për të cilat nuk ka ende informacion për sipërfaqen dhe kohën e përfundimit të tyre.
Një tjetër projekt është ai i njoftuar nga Kompania Edil- Al, e cila planifikon të nisë vitin tjetër ndërtimin e një qendre të re tregtare, të emërtuar “Mall of Albania”. Sipas të dhënave që kompania ka publikuar, sipërfaqja e qendrës do të jetë 69.200 metër katrorë dhe faza e parë pritet të nisë në shtator 2018.
Të gjithë janë të mendimit se me sipërfaqen aktuale prej rreth 200 mijë metrash katrorë, tregu ka arritur maturimin.
Arben Dervishi, sekretar i Shoqatës së Ndërtuesve dhe Hajredin Fratari, ndërtues, janë gjithashtu dakord se nuk ka më treg për qendra. Fratari paralajmëron se ky segment është tërësisht i ezauruar dhe rrezikon të pësojë goditje.
Konsumi në ngadalësim
Konsumi vijon të jetë i ngadalësuar, teksa përshpejtimi i rritjes ekonomike nuk po arrin të gjallërojë blerjet. Sipas të dhënave të INSTAT, në tremujorin e parë të vitit 2017, konsumi final i popullatës shënoi një rritje vjetore prej 1.94%, më i ulëti që prej fillimit të vitit 2016.
Pavarësisht gjallërimit të ekonomisë në fund të vitit 2016, dhe tremujorit të parë të vitit 2017, kur rritja ekonomike ishte përkatësisht 4.13% dhe 3.94%, më të lartat e 7 viteve të fundit, konsumi i popullatës nuk ka ecur me të njëjtat ritme, duke reflektuar zgjerimin e ekonomisë nga projektet e mëdha, pa ndikim të drejtpërdrejtë në mirëqenien e shumëkujt.
Edhe tregtia me pakicë është ngadalësuar. Sipas INSTAT, në tremujorin e dytë 2017, indeksi i volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë është rritur 1,6%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2016, nga 2.5% në tremujorin e parë dhe 6.8% që ishte mesatarisht zgjerimi në tremujorët e 2016-s.
Oferta e lartë do të ndikojë te çmimet
Me projektet e reja për ndërtimin e pallateve shumëkatëshe në kryeqytet, katet e para pritet të zhvillohen si qendra tregtare. Por, si do të ndikojë kjo te çmimet e qirave?
Kompania e pasurive të paluajtshme, Colliers International pohon se, edhe pse nuk ka të dhëna të sakta për sipërfaqet tregtare të projektuara, pritet që stoku i gjithë sektorëve të real estate (rezidencial, tregtar, i zyrave dhe hoteleri) të rritet ndjeshëm. Kjo sigurisht pritet të ndikojë negativisht te çmimet. Ndikimet e këtyre projekteve janë të lidhura ngushtë me ecurinë e zhvillimit të tyre. Colliers mendon që ndikimin më të madh këto projekte do ta shfaqin në periudhën 5-10-vjeçare.
Colliers thekson se me uljen e kufirit të taksës së blerjeve online, volumi i këtyre të fundit është ulur dukshëm gjatë katër muajve të parë të vitit. Sipas të dhënave të INSTAT, transporti i mallrave me postë shënoi rënie vjetore me 13% në janar-prill 2017. “Edhe pse nuk kemi të dhëna konkrete, mendojmë që kjo ka ndikuar në rritjen e shitjeve të qendrave tregtare brenda Shqipërisë”.
Sipas Colliers, hapi tjetër i zhvillimit të tregut të qendrave tregtare është hapja e ambienteve tregtare të specializuara.
*Marrë me shkurtime nga Monitor
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38