Flash News

KRYESORE

Tirana organizon konferencën e rëndësishme me mbi 200 të ftuar, i pranishëm dhe Mbreti i Jodanisë

Tirana organizon konferencën e rëndësishme me mbi 200 të

Në Tiranë do të organizohet së shpejti një konferencë e rëndësishme për luftën kundër terrorit dhe të pranishëm do të jenë lider rajonal dhe botëror.  I njohur si ‘Takimi i Aqaba”, kjo konferencë është iniciuar nga Mbreti i Jordanisë, Abdullah II, në vitin 2015-të dhe për herë të parë do të organizohet jashtë territorit të këtij shteti.

Vetë Mbreti Abdullah do të jetë i pranishëm në Tiranë për të diskutuar për sfidat e sigurisë në Ballkanin Perëndimor, së bashku me zyrtarë politikë nga disa shtete të rajonit dhe Bashkimit Evropian.

Kryeministri Edi Rama së bashku me Mbretin e Jordanisë do të marrin pjesë në konferencën kundër ekstremizmit që do të organizohet nga Qeveritë e Shqipërisë dhe Holandës, me pjesëmarrjen e drejtuesve të Kosovës, Maqedonisë dhe Bullgarisë. Të pranishëm do të jenë gjithashtu mbi 200 politikanë, agjentë sigurie, lider fetar dhe akademikë.

Të fundit