Flash News

KRYESORE

“Tirana përmbytet me 35 minuta shi”, Zhupa nxjerr zbuluar Veliajn:  Milionat u zhduken në propagandën televizive

“Tirana përmbytet me 35 minuta shi”, Zhupa nxjerr zbuluar

Ditën e djeshme mjaftuan 35 minuta shi i dendur që të përmbyteshin rrugët e Tiranës. Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, teksa publikon dhe videon e Veliajt duke reklamuar zonat ku janë bërë investimet, shkruan se janë pikërisht vendet e inaguruara të cialt janë përmbytur.

“Milionat u zhduken në ujin e shiut që përmbyten zonën dhe në propagandën televizive të videove që dergon bashkia e Veliajt:, shkruan ndër të tjera Zhupa.

Reagimi i plotë i zëdhënëses së PD-së Ina Zhupa:  

Në Tiranë përmbyten më shpejt zonat ku janë reklamuar investime nga Veliaj sesa ato që nuk kanë pasur propagandën e investimeve nga bashkia.

Ne Prill 2017 Veliaj shkoj edhe inaguroj kolektorin e ri që do shpëtonte Njesinë Bashkiake nr. 2 të Tiranës nga përmbytjet, e do ndante ujërat e zeze nga të bardhat. (Video bashkëlidhur) Në fakt dje me 35 min shi, zona u përmbyt me shpejt se zonat e tjera pa këto investime.

Banorët pranë Rrugës së Elbasanit, konkretisht rruga Mihal Grameno na thonë që “Çdo herë që bie shi në Tiranë e kemi të pamundur të futemi nëpër banesa pasi kemi prezente ujëra të zeza dhe lloj lloj mbeturine tjetër! Përmbyten shtëpi dhe lagje të tëra! Asnjë person nga Bashkia e Tiranës nuk duket!”

Bashkëlidhur keni foto dhe video të zonës që duhet ta kishte zgjidhur këtë problem pas milionave të hedhura nga taksat tona.

Milionat u zhduken në ujin e shiut që përmbyten zonën dhe në propagandën televizive të videove që dergon bashkia e Veliajt.

Të fundit