Flash News

KRYESORE

Tirana presion Prishtinës për demarkacionin, Meta në krah të Vujanoviç: Mali Zi aspak komod kur njohu Kosovën

Tirana presion Prishtinës për demarkacionin, Meta në krah të

Shqipëria i ka kërkuar edhe njëherë tjetër autoriteteve të Prishtinës që të arrijnë në një marrëveshje për përcaktimin e kufirit me Malin e Zi. Kërkesës së bërë fillimit nga kryeministri Edi Rama, i është bashkuar sot edhe presidenti Ilir Meta gjatë konferencës për shtyp me homologun malazez, Fili Vujanoviç.

Meta kërkoi që palët politike në Kosovë të ecin përpara në këtë çështje, ndërsa i kujtoi Prishtinës njohjen nga Mali i Zi, duke e vendosur këtë vend në pozicion aspak komod, për shkak të lidhjeve me Serbinë.

“Dëshirojmë të shohim një vullnet të plot dhe të mjaftueshëm në Kosovë, midis të gjithë faktorëve, për të ecur përpara në këtë çështje, pasi dihet që marrëdhëniet midis Kosovës dhe Malit të Zi mund të konsiderohen gjithashtu shumë të mira dhe të qëndrueshme. Mali i Zi është një nga njohësit e parë të pavarësisë së Kosovës dhe nuk ka qenë shumë komode edhe për Malin e Zi që të ndërmarrë një hap të tillë. Megjithatë, unë dua të vlerësojë edhe konstruktivitetin e presidentit Vujanoviç, i cili tha se kemi durim që të jepet një zgjidhje e plotë dhe përfundimtare sepse është në interes të dyja vendeve, por në mënyrë të veçantë është në interes të Kosovës, e cila për fat të keq zgjidhjen e kësaj çështje e ka të kushtëzuar edhe me liberalizimin e vizave me Bashkimin Evropian”, deklaroi Meta.

I pyetur mbi demarkacionin e kufirit me Kosovën, Vujanoviç u shpreh se “për Kosovën ne e kemi përcaktuar qëndrimin tonë shtetëror”. “Kjo marrëveshje është nënshkruar në Vjenë, është ratifikuar në Malin e Zi, ka edhe shumicën në Kosovë. Kjo është një çështje e brendshme e Kosovës dhe ne kemi durim të presim”, tha ai.

“Ne duam që të liberalizohen vizat dhe këto probleme të zgjidhen sa më parë. Ne nuk kemi dashur të ndikojmë në asnjë rast me asnjë deklaratë, pasi këto janë çështje të brendshme të Kosovës”, tha presidenti malazez.

“4 vs 4”, Tirana-Podgorica-Prishtina-Shkupi vihen në lëvizje pas takimit të Beogradit; Shqipëria kërkon hyrjen në lojë të vendit të BE-së

Të fundit