Flash News

KRYESORE

“Tirana, qytet i mrekullueshëm”/ Veliaj pret homologët e Podgoricës dhe të Shkupit

“Tirana, qytet i mrekullueshëm”/ Veliaj pret homologët e

Kryebashkiaku Erion Veliaj priti në takim dy homologët e Podgoricës dhe Shkupit me të cilët diskutoi rreth nismave të përbashkëta në fushën e investimeve, transportit, financave, arsimit, kulturës dhe shkëmbimit të eksperiencave.

Veliaj theksoi se tri kryeqytetet kanë shumë të përbashkëta.

 “Mund ta themi me gojën plot që ka më shumë gjëra që na bashkojnë se sa na ndajnë. Ne kemi një raport special mes dy qeverive dhe ka ardhur koha që edhe në nivelin e qeverisë lokale të pasqyrojmë të njëjtin bashkëpunim.”

Kryebashkiaku i Podgoricës, Ivan Vukoviç tha se Tirana është një qytet përherë në ndryshim, duke e cilësuar si qytet të mrekullueshëm.

 “Jam shumë i gëzuar që ndodhem në këtë qytet të mrekullueshëm, që është në ndryshim të vazhdueshëm. Sa herë që kthehem, shoh diçka krejtësisht të re, të ndryshme, ndaj përgëzime për ekipin e Tiranës.”

Ndërsa kryebashkiaku i Shkupit, Petre Shilegov tha se falë punës për përmirësimin e jetës së qytetarëve të tyre, Tirana dhe Shkupi po bëhen kryeqytete si ato të vendeve anëtare të Bashkimit Europian.

 “Besoj fuqishëm se pak nga pak, po kontribuojmë në përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë. Po shohim se Tirana dhe Shkupi po bëhen kryeqytete si ato të vendeve që janë anëtare të NATO-s dhe Bashkimit Europian.”

Të fundit