Flash News

KRYESORE

‘Tirana rrethohet’ për protestën e opozitës; policia ‘blindon’ Parlamentin, Kryeministrinë dhe Piramidën

Policia ka vendosur hekura, gardhe dhe tela me gjemba në disa institucione të rëndësishme në Tiranë. Opozita ka paralajmëruar se do të jetë nesër në protestë, në orën 10:00, si reagim i parë për djegien e mandateve të deputetëve.

Në reagimin e shpërndarë sot nga policia thuhej se kishte informacione se në protestë do të kishte akte dhune, ndërkohë që ky paralajmërim u përdor nga kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, për të anuluar seancën e nesërme plenare.

Përveç telave me gjemba që janë vendosur te Parlamenti, policia ka vendosur hekura dhe gardhe te Kryeministria, si dhe te Piramida.

Efektivë të shumtë të policisë ndodhen pranë këtyre objekteve, si dhe në patrullim në rrugët e Tiranës.

Konstitucionalisti Kristaq Kume: Ky është momenti kur opozita zyrtarizohet jashtë Parlamentit

Të fundit