Flash News

KRYESORE

Tirana rrezikon ngjitjen në Kategorinë Superiore, klubi s’ka 10 milion lekë të reja

Tirana rrezikon ngjitjen në Kategorinë Superiore, klubi s’ka 10

Pavarësisht se Tirana është shpallur kampione e Kategorisë së Parë dhe ka siguruar automatikisht ngjitjen në Kategorinë Superiore, duket se një tjët çështje ka trazuar ambientin bardheblu.

Klubi i detyrohet 107 milion lekë të vjetra ish-mesfushorit Gjergj Muzaka, të cilat nuk ia ka shlyer ende dhe nëse klubi nuk e kryet këtë gjë brenda dy ditëve atëherë federata do t’iu zbres nga renditja 3 pikë të tjera.

Në njoftimin e federatës më datë 9 Maj, paralajmërimi ishte i qartë: “KF Tirana i jepet një afat përfundimtar prej 15 (pesëmbëdhjetë) ditësh për të shlyer detyrimet financiare ndaj kërkuesit. - Paralajmërohet KF Tirana se në rast dështimi në përmbushjen e detyrimeve financiare do të dënohet sërish me zbritje e 3 (tre) pikëve nga klasifikimi brenda një afati 10 (dhjetë) ditor për shlyerjen e detyrimeve financiare”.

Vetë Muzaka ka konfirmuar për gazetën Panorama Sport se deri tani nuk është kontaktuar nga ndonjë drejtus i klubit lidhur me këtë çështje.

Të fundit