Flash News

KRYESORE

“Tirana si Gjeneva”, Lorik Cana tallet me liqenin e lali Erit dhe i jep një mësim gruas tij

Pas shkëputjes nga futbolli, ish-kapiteni i kombëtares Lorik Cana është vendosur në Tiranë bashkë me gruan italiane Monikën dhe djalin e tyre Bojken. Megjithëse Loriku është shumë në lëvizje, shumicën e kohës bashkë me familjen e tij, janë në kryeqytetin e Shqipërisë.

Ajo që shpesh bie në sy është dhe dashuria e Monikës ndaj Shqipërisë e shqiptarëve. Ajo ka filluar dhe të mësojë shqip e shoqërohet tërë kohës me shqiptarë. Përveç kësaj poston dhe shumë peizazhe nga Tirana. Në postimin e sj të fundit në Instastory, ajo ka shkëputur një moment nga liqeni i Tiranës, duke e postuar në rrjete sociale.

“Tirana si Gjeneva”, shkruan ajo në foton e postuar.

Por shumë shpejt Loriku ka reaguar nga Zvicra, ku ndodhet për momentin, dhe i ka bërë një dedikim gruas por edhe një ‘thumb’ lali Erit.

“Ky është versioni real i liqenit”, - shkrun Loriku në foton e postuar në Instastory. 

Të fundit