Flash News


KRYESORE

Tirana i thotë “jo” holandezëve? Gazifikimin e Shqipërisë mund ta marrë në dorë Azerbajxhani

Tirana i thotë “jo” holandezëve? Gazifikimin e

Shqipëria nuk i ka kapacitetet teknike për të realizuar e vetme procesin e gazifikimit të vendit. Ky proces do realizohet brenda pak viteve pasi ndërtimi i ‘TAP’ po shkon drejt fundit dhe në 2019 nis kalimi i gazit në tubacion.

Kompania shtetërore e krijuar për këtë proces, ‘Albgaz’, ka nënshkruar tashmë memorandume bashkëpunimi me kompanitë italiane dhe greke të gazit, çka tregon për interesin e këtyre dy shteteve për këtë projekt, ndërkohë që sipas raportimeve në media, Holanda i ka vendosur kusht qeverisë së Edi Ramës për hapjen e negociatave, pjesëmarrjen e një kompanie holandeze të gazit në procesin e menaxhimit të segmentit shqiptar të gazsjellësit TAP dhe në ndërtimin e rrjetit të gazifikimit të vendit.

Në një reagim të datës 9 shkurt, Ambasada e Holandës në Tiranë ripërsëriti se kushte për Shqipërinë janë vetëm 5 prioritetet e vendosura nga Brukseli, duke mos komentuar lajmin e mësipërm.

Megjithatë, pavarësisht nëse ekziston ose jo një kusht i tillë nga holandezet, qeveria shqiptare duket se i ka thënë jo përfshirjes së këtij shteti në gazifikimin e vendit.

Sot, Politiko.al raportoi se “Albgaz” ka firmosur një marrëveshje me kompaninë shtetërore të Azerbajxhanit, ‘SOCAR’, për planifikimin dhe dizenjimin e gazsjellësit Adriatiko-Jonian (IAP), si dhe për dizenjimi e gazsjellësit që do të ndërtohet midis dy qyteteve shqiptare, Vlorë-Fier, për transportimin e gazit të ‘TAP’. Këto marrëveshje nuk parashikojnë ndërtimin e këtyre gazsjellëve, por vetëm dizenjimin e tyre.

Por, ndonëse dy marrëveshjet janë zyrtare, jo zyrtarisht raportohet se pala shqiptare me atë të Azerbajxhanit kanë diskutuar edhe për realizimin e rrjetit të gazifikimit të Shqipërisë. Gjithsesi, palët janë ende në diskutime dhe nuk parashikohet të bëjnë së shpejti publike qëndrimet e tyre për këtë projekt.

Tirana ka hasur në vështirësi për të gjetur financime në Bruksel për këto investime strategjike, çka mund të ndikojë për ta shtyrë vendin drejt financimeve që vijnë nga lindja.

Të fundit