All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Tirana/ Trajneri Mema: Me Partizanin duhet dinakëri e qetësi, nuk dilet kampion me 4 ndeshje

Tirana/ Trajneri Mema: Me Partizanin duhet dinakëri e qetësi, nuk
All - Paragraf - 1

Trajneri i Tiranës Ardian Mema shpreson se pas 5 vitesh, derbi do të ngjyroset bardheblu, por ai kërkon nga skuadra që të jetë me këmbë në tokë.  Ai shtoi se skuadra është mirë krahasuar me vjet, porse duhet që të tregojë dinakëri ndaj të kuqve, si edhe mos ta konsiderojë derbin si sfidën e jetës.

All - Paragraf - 3

“Nga gjendja fizike, ekipi është shumë mirë. Duhet të jemi të kujdesshëm nga ndeshja e fundit pasi ndaj Kukësit kaluam në eufori. Nesër duhet të jemi me këmbë në tokë. Nuk dua eufori! Në krahasim me vjet jemi më mirë por duhet ta tregojmë nesër. Duhet të kemi kujdes pasi jemi një skuadër e riformatuar dhe mund të ketë edhe oshilacione.

Partizani ka elementë të mirë brenda dhe ndeshjen mund ta vendosin edhe individët. Shpresojmë të fitojmë pasi kemi pesë vite. Kanë ndikuar përzgjedhja jo e mirë e lojtarëve dhe Partizani ka pasur lojtarë më cilësorë. Shpresoj që këtë radhë të jetë ndryshe.

Unë jam me këmbë në tokë për deklarata, por e dinë edhe lojtarët se nuk mund të dilet kampion me 4 ndeshje. Loja ka dinamikën dhe varet si e menaxhojnë dhe se si do të luajmë, në sulm apo mbrojtje. E rëndësishme është që të mos e marrim si sfidën e jetës por të jemi të qetë. Presidenti është përgjigjur por për çdo lojtar, është diskutuar nga të gjithë. kemi bërë një merkato të përbashkët.”, tha Mema në konferencën për shtyp para derbit.

Të fundit