Flash News

KRYESORE

Tiranë/ 23-vjeçari përplas me mjet të moshuarin, 71-vjeçari ndërron jetë në spital

Tiranë/ 23-vjeçari përplas me mjet të moshuarin,

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të premte në Tiranë, nga i cili ka humbur jetën një person. Mësohet se, një mjet me drejtues shtetasin K.D., 23 vjeç, ka aksidentuar për vdekje 71-vjeçarin GJ.L..

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:55, ndërsa i moshuari ka qenë duke ecur në momentin kur u përplas nga makina tek Instituti Bujqësor. Policia bën me dije se viktima ka ndërruar jetë në spital.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 31.07.2020, rreth orës 15:55, në Institut Bujqësor mjeti me drejtues shtetasin K.D., 23 vjeç, ka aksidentuar këmbesorin shtetasin GJ.L., 71 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Drejtuesi i mjetit është shoqeruar në ambientet e Komisariatit Nr.3, për veprime të metejshme.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të fundit