Flash News

KRYESORE

Tiranë/ 77-vjeçarja gjen një çantë me drogë dhe armë, lajmëron policinë

Tiranë/ 77-vjeçarja gjen një çantë me drogë

Një 77 vjeçare ka lajmëruar policinë pasi në tarracën e banesës së saj ka gjetur një çantë, brenda së cilës kishte një automatic model 56, me 2 krehër, 36 fishekë, model 56 dhe 2 granata dore defensive bashkë me ndezës.

Ndërkohë që ngjarja në fjalë ka ndodhur në rrugën “Sali Nivica” në Tiranë.

Njoftimi i Policisë:

Në datë 06.07.2017, në rrugën “Sali Nivica”, mbi tarracën e banesës së saj, shtetësja L.O, vjeç 77, banuese në Tiranë, ka gjetur një çantë dhe brenda në të gjendeshin, 1 automatik model 56, me 2 krehër, 36 fishekë model 56 dhe 2 granata dore defensive bashkë me ndezës, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës material. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 278/2 i Kodit Penal.

Të fundit