Flash News

KRYESORE

Tiranë/ Burrë e grua mbi vinç te Diga e Liqenit, kërcënojnë vetëvrasjen, s’janë të panjohur për policinë

Një çift bashkëshortësh kanë hipur mbi një vinç në zonën e ish-kompleksin “Dinamo” dhe kërcënojnë me vetëvrasje.

Ngjarja po ndodh prej orës 20. 30 në zonën e Digës së Liqenit në Tiranë dhe shkak për këtë tentativë vetëflijimi është bërë një problem pronësie.

Sipas dëshmisë së Teuta Saraçit dhe Ferdinand  Saraçit në një prononcim për “Report tv”, shkak është bërë kunata e cila sipas tyre po i nxjerr nga shtëpia.

“Na janë kërcënuar fëmijët. Kunata po na merr shtëpinë. Duam që të merret në mbrojtje familja jonë bashkë me dy fëmijët”, janë shprehur burrë e grua nga maja e vinçit.

Çifti nuk është i panjohur për policinë, pasi edhe disa muaj më parë kanë kërcënuar sërish me vetëvrasje nga një vinç te Pallati i Kulturës. Shkak është bërë mosmarrja e dëmshpërblimit të parave nga Ferdinandi, pasi njihet si ish i përndjekur politik.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia dhe zjarrfikësja dhe po negocion për të bindur burrë e grua që të zbresin nga vinçi.

 

 

 

 

 

Të fundit