Flash News

KRYESORE

Tiranë-Durrës me pagesë/ Balluku bën krahasim me rrugët në Europë: Pse s’na bezdis taksa në Itali dhe Gjermani

Tiranë-Durrës me pagesë/ Balluku bën krahasim me rrugët

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka dhënë detaje sot në një interpelancë të kërkuar nga deputeti Artur Roshi se kur mund të bëhet me pagesë rruga Tiranë-Durrës.

Ndërsa sqaroi se rruga do të bëhet me pagesë vetëm atëherë kur të plotësohen kushtet për krijimin e një aksi tjetër alternativ, Balluku ka bërë krahasimin me vendet evropiane dhe e cilëson krejt normale një taksë të tillë.

“Të gjitha rrugët që në të ardhmen do kenë atë traun, pagesën që është e nevojshme dhe që ndodh në të gjitha vendet evropiane dhe nuk e kuptoj pse ne nuk e kemi bezdi kur kalojmë në Itali, Gjermani dhe paguajmë, vetëm kur vihet trau në Shqipëri atëherë nuk ka kuptim? Ka sepse ka të bëjë me mirëmbajtjen dhe rehabilitimin.

Asnjë rrugë e re me pagesë nuk do të jetë e tillë, pra me pagesë pa patur rrugë alternative.

Në rastin e Tiranë-Durrës, nëse do të bëhet ky projekt, do jetë rruga Tiranë –Plepa si alternativë, në parametrat e një superstrade me mundësi parakalimi dhe vetëm kur të përfundojë ajo rrugë me pagesën e koncesionarit do të mund të krijohet rruga me pagesë. Ky është kriter jo vetëm për Tiranë Durrës por edhe akse të tjera”, tha ministrja.

Të fundit