Flash News

KRYESORE

Tiranë-Durrës si pistë garash, policia: Drejtues mjetesh që e trajtojnë makinën si avion

Tiranë-Durrës si pistë garash, policia: Drejtues mjetesh që

Policia rrugore thotë se pavarësisht masave të marra ka ende drejtues automjetesh të cilët lëvizin me shpejtësi tej normave të lejuara.

Në rrjetin social Facebook, Policia njofton se ka ndaluar një 37-vjeçar nga Lezha i cili po udhëtonte me 174km/h.

“Në rrugën interurbane Tiranë-Durrës.

Edhe pse Policia Rrugore e Tiranës ka shtuar kontrollet duke përdorur mjetet speciale Radar e Drager, edhe pse gjatë fundjavave janë ✍ shumë drejtues mjetesh për shpejtësi tej normave të lejuara përsëri ka drejtues mjetesh që rrugën e trajtojnë si pistë dhe makinën si ✈.

37 vjeçari nga Lezha me BMW me 174 km/h.

Destinacioni🏡❓❓❓❓❓🚑❓❓❓

Mos shpejtoni të dërgoni patentën në banesë por ecni ngadalë që të shkoni ju bashkë me patentën se familja ju pret”, thuhet në faqen e policisë në Facebook.

Ndërkohë, në një status të dytë, policia njofton se ka ndaluar një 24-vjeçar i cili udhëtonte me 194 km/h.

“Vijon kontrolli me Radar nga Policia Rrugore e Tiranës në rrugën interurbane Tiranë-Durrës.

24 vjeçari me Audi me 194 km/h.  🚀. E pa pranushme. Papërgjegjshmëri ndaj jetës.

Destinacioni🏡❓❓❓❓❓🚑❓❓❓”, shkruan policia.

Të fundit