Flash News

KRYESORE

Tiranë/ Dy 17 vjeçare humbin jetën në një aksident, 3 adoleshentë të tjerë të plagosur

Tiranë/ Dy 17 vjeçare humbin jetën në një aksident, 3

Aksidentet vazhdojnë që të marrin jetë njerëzish në Shqipëri. Në orët e para të mëngjesit të sotëm dy vajza 17 vjeçare humbën jetën pasi makina me të cilën udhëtonin doli nga rruga.

Aksidenti ndodhi në aksin e vjetër rrugor, në Bërzhitë, ku po udhëtonin 5 persona. Tre adoleshentë të tjerë, drejtuesi i mjetit 18 vjeçar dhe dy 14 vjeçare u plagosën dhe ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Policia njofton se mjeti që drejtohej nga F. SH.,18 vjeç, doli nga rruga si pasojë e lagështirës dhe u përplas me një pemë.

Goditja ka qenë e fortë për dy pasagjeret, D. T, 17 vjeçe dhe S. S, 17 vjeçe, të cilat humbën jetën. Ndërkohë që edhe dy pasagjerët e tjerë O. M, 14 vjeç dhe L. M, 14 vjeç ndodhen në SQU nën kujdesin mjekësor.

Të fundit