Flash News

KRYESORE

Tiranë-Elbasan merr të tjera lekë, qeveria miraton marrëveshjen për 16 milionë dollarë

Tiranë-Elbasan merr të tjera lekë, qeveria miraton

Autostrada Tiranë-Elbasan duket se do të marrë të tjera fonde. Në mbledhjen e sotme qeveria ka miratuar marrëveshjen e huas, ndërmjet Shqipërisë dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar (OFID), për projektin e punimeve për riparime emergjente të autostradës Tiranë-Elbasan, në shumën prej 16 milionë dollarësh.

Vendimi i qeverisë

V E N D I M PËR MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES SË HUAS, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE FONDIT OPEC PËR ZHVILLIM NDËRKOMBËTAR (OFID), PËR PROJEKTIN E PUNIMEVE PËR RIPARIME EMERGJENTE TË AUTOSTRADËS TIRANË-ELBASAN

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 26 e 27, të ligjit nr.9665, datë 18.12.2006, “Për huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore të huas në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë dhe të ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar (OFID), për projektin e punimeve për riparime emergjente të autostradës Tiranë-Elbasan, në shumën prej 16 000 000 (gjashtëmbëdhjetë milionë) USD-sh, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

 

Të fundit