Flash News

KRYESORE

Tiranë, gjendet një person i pajetë në bregun e Liqenit Artificial

Tiranë, gjendet një person i pajetë në bregun e Liqenit

Një trup i pajetë është gjetur ditën e sotme në bregun e Liqenin Artificial të Tiranës.

Sipas të dhënave të para nga policia, trupi i përket një burri rreth moshës 60-70 vjeç, identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur.

Nga hetimet paraprake në trup nuk rezulton të ketë shenja dhune apo dëmtime të tjera, ndërkohë që po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Më datë 27.09.2018, rreth orës 13:10, në bregun e Liqenit Artificial është gjetur një trup i pajetë i seksit mashkull rreth moshës 60-70 vjeç. Nga këqyrjet paraprake në trup nuk rezulton të ketë shenja dhune apo dëmtime të tjera. Po punohet për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e trupit të pajetë.

 

Të fundit