Flash News

KRYESORE

Tiranë/ Gjyshja gjen nipin 22 vjeç të vdekur në vaskë, policia jep detajet e para

Tiranë/ Gjyshja gjen nipin 22 vjeç të vdekur në

Një i ri është gjendur i pajetë në tualetin e banesës së tij në Tiranë. Lajmi është konfirmuar nga policia.

Sipas bluve të Tiranës, 22-vjeçari u gjet sot pa shenja jete nga gjyshja e tij në vaskë.

“Më datë 08.08.2018, rreth orës 08:25, në rrugën ”Kongresi Manastirit”, në tualetin e banesës, në vaskë, është gjetur pa shenja jete nga gjyshja, shtetasi J. B., rreth 22 vjeç. Nga këqyrjet paraprake nuk rezulton të ketë shenja dhune në trup. Po punohet për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të vdekjes”, sqaron policia. Paraprakisht, dyshohet se i riu ka ndërruar jetë për shkaqe natyrore.

Të fundit