Flash News

KRYESORE

Tiranë/ Hakmarrje ndaj prindërve, si 13 vjeçarja ideoi “rrëmbimin”nga njerëz të maskuar

Tiranë/ Hakmarrje ndaj prindërve, si 13 vjeçarja ideoi

Prej disa ditësh po e mendonte që të trillonte rrëmbimin e saj, e ndërsa familjarët do të qëndronin në ankth, ajo të shkonte të festonte ditëlindjen e shoqes së ngushtë.

Gjeti këtë zgjidhje, e cila solli shqetësim te banorët kryeqytetas, edhe për t’u hakmarrë ndaj prindërve, që nuk i kishin dhënë leje, e po ashtu as edhe para. Shoqja e saj  shprehu habi për këtë gjetje të 13 vjeçaes me inicialet S.B.

“Me makinë të kuqe, i kishin mbuluar dhe targat. Ne na e tha motra e vet. Na e ka shpjeguar të gjithë ngjarjen. E kishte mbuluar fytyrën me një leckë dhe e kishin futur në makinë mbrapa. Që të lejë insulinën në shtëpi, sa t’i bjeri sheqeri, të bëhet shumë keq dhe të zbresë. Ishte me dy shoqe në një kafe atje”, tha ajo për ABC News.

Gjatë dëshmisë së saj në polici, 13 vjeçarja tha se kishe vepruar ashtu sepse prindërit e kishin mënjanuar atë nga pjesa tjetër e shoqërisë. Ajo dëshironte shumë që të merrte pjesë në ditëlindjen e shoqes së ngushtë të saj.

Të fundit