Flash News

KRYESORE

Tiranë/ Humb jetën një person, u qëllua me armë zjarri

Tiranë/ Humb jetën një person, u qëllua me armë zjarri

Një person humbi jetën, pasi u qëllua me armë zjarri në mbrëmjen e sotme në kryeqytet. Ngjarja ndodhi në rrugën "Zhanfize Keko", në zonën e Xhamllikut.

Policia ka shkuar në vendngjarje, ndërkohë që autori/ët janë larguar. Kanë nisur hetimet për të zbuluar identitetin viktimës, ndërsa policia ka shtuar kontrollet në zonën e Freskut, nga ku mendohet se u largua autori/ët i krimit.

Viktima u qëllua në makinë, ku edhe u gjet pa shenja jete nga policia.

Të fundit