Flash News

KRYESORE

Tiranë/ Konflikt për pronat, 51-vjeçari qëllon me çifte në drejtim të fqinjit të tij

Tiranë/ Konflikt për pronat, 51-vjeçari qëllon me

Një 51 vjeçar është arrestuar ditën e sotme pasi qëlloi me armë gjahu çifte në drejtim të fqinjit të tij.

Pas një konflikti për motive pronësie me fqinjin e tij, shtetasi me iniçiale G.N. ka qëlluar në drejtim fqinjit, por fatmirësisht pa e lënduar atë.

Policia ka sekuestruar armën  e gjahut çifte, të cilën autori i ngjarjes e kishte me leje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Kanosja”, “Vetëgjyqësia” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.

Të fundit