Flash News

KRYESORE

Tiranë, përdhunuan 35-vjeçaren, shpallet në kërkim një prej agresorëve

Policia ka shpallur në kërkim një 36-vjeçar pasi akuzohet se në bashkëpunim me një tjetër person, kanë përdhunuar në makinë një grua 35-vjeçare, e cila jeton në kryeqytet.

“Në vijim të komunikatës që bën fjalë për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” në bashkëpunim, më datë 29.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit J.V, vjeç 36, banues në Tiranë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e bashkautorit. Neni 102/2 i Kodit Penal”, njofton policia.

Të fundit