Flash News

KRYESORE

Tiranë/ Përplasja me armë në lokalin e basteve, kush janë 3 të plagosurit, njëri në gjendje të rëndë

Janë zbardhur detaje të reja nga përplasja me armë zjarri në një lokal bastesh në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë vonë në Kinostudio, e për pasojë tre persona mbetën të plagosur.

Sipas policisë nga ngjarja e ndodhur rreth orës 23:54 në rrugën “Aleksandër Moisiu”, kanë mbetur të plagosur me armë zjarri nga persona Juxhin Mumajesi 24 vjeç, Rivelino Mumajesi, 36 vjeç dhe Ibrahim Durollari, 28 vjeç.

Tre të lënduarit aktualisht ndodhen në spital ku po marrin ndihmë mjekësore (dy nga të dëmtuarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa një në gjendje më të rëndë shëndetësore).

Mësohet se gjatë përplasjes me armë, plumbat kanë rrezikuar edhe jetën e personave të tjerë që ndodheshin rastësisht në atë zonë, por fatmirësisht asnjë prej tyre nuk është lënduar.

Po punohet identifikimin dhe kapjen e autorëve dhe për zbardhjen e shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Të fundit