Flash News

KRYESORE

Tiranë/ Pronari godet punëtorin me mjete prerëse, ishte dënuar edhe më parë për…

Tiranë/ Pronari godet punëtorin me mjete prerëse, ishte

Policia e Tiranës ka njoftuar se një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot  në rrugën “Myslym Keta” në Tiranë, ku një 51 vjeçar është goditur me mjete prerëse nga pronari i shtëpisë ku po punonte.

Punetori ka qenë duke kryer punime në banesën e shtetasit S. A. “I dëmtuari D. L., aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës nën kujdesin mjekësor”- njofton policia.

Sipas njoftimit, agresori 44 vjeçar me inicialet S.A, banues në Tiranë, ka qenë i dënuar më parë për vjedhje.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, në ngarkim të shtetasit S. A.

Të fundit