Flash News


KRYESORE

Tiranë/ Pse u vetëflijuan nënë e bijë, besonin në një sekt fetar dhe te ringjallja, vajza kishte ndërruar jetë para disa ditësh

Tiranë/ Pse u vetëflijuan nënë e bijë, besonin në

Detaje tronditëse janë zbardhur lidhur me ngjarjen e ndodhur në Kombinat në Tiranë, ku nënë e bijë u gjetën pa jetë, ndërsa vajza tjetër më e madhe në gjendje të rëndë.

Mësohet se nëna me dy vajzat ishin pjesë e një sekti fetar dhe besonin te ringjallja pas vdekjes. Ekspertët kanë arritur në këtë konkluzion edhe nga mënyra se si u gjetën trupat e pajetë, ndërsa vajza mendohet se ka ndërruar jetë para disa ditësh, kurse nëna sot.

Gjetja e tyre nga autoritete u bë pasi djali i familjes ka njoftuar në Komisariatin e Policisë nr 6 se në rrugën “Hamdi Cenoimeri”, motra e tij nuk i përgjigjej në telefon dhe nuk i hapte derën e banesës.

“Në banesë kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses dhe pasi kanê hapur derën, kanë gjetur pa shenja jete shtetasen Zhaneta Josifi, 56 vjeçe dhe vajzën e saj Anisa Josifi, 30 vjeçe, ndersa vajza tjetër Blerta Josifi , rreth 34 vjeçe, është dërguar në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Paraprakisht nga veprimet e para hetimore dyshohet se janë vetëflijuar .

Grupi hetimor i përbërë dhe nga dy ekspertë të mjekësisë ligjore ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, sqaroi policia në njoftimin paraprak.

Të fundit